Loading…

Bilanc i frikshëm: Afro 10 mijë raste me COVID-19 brenda 24 orëve në Meksikë

  • 02/08/2020 | 11:14

Bilanc i frikshëm: Afro 10 mijë raste me COVID-19 brenda 24 orëve në Meksikë

Meksika regjistroi dje për të dytën ditë radhazi një rekord kontaminimesh me koronavirusin e ri, me 9,556 raste të regjistruara në 24 orë, sipas shifrave të sekretariatit federal të Shëndetësisë.


Totali i rasteve me COVID-19 në Meksikë ka arritur tashmë në 434,193 dhe i të vdekurve në 47,472, pas 764 të vdekurve nga COVID-19 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Meksika që numëron 128,8 milionë banorë, është vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të të vdekurve si pasojë e coronavirusit pas SHBA-së dhe Brazilit.

Megjithatë, përqindja e vdekshmërisë, që është 362,1 të vdekur për një milion banorë, është më e ulët se ajo e vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë