Loading…

‘Bild’ e zbulon: Gjiganti gjerman në bisedime me Werderin për Milot Rashicën

  • 12/07/2020 | 22:05

‘Bild’ e zbulon: Gjiganti gjerman në bisedime me Werderin për Milot Rashicën

Se Milot Rashicën nga sezoni i ardhshëm do ta shohim në një skuadër të re, kjo tashmë është e sigurt. Por, vetëm mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës i tij, transmeton Gazeta Metro.


Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Bauman, ka konfirmuar se sulmuesi vushtrrias i ka informuar ata se do largohet gjatë verës.

“Përveç Milot Rashicës, i cili dëshiron të bëj një hap tjetër në karrierë, asnjë lojtar tjetër nuk ka ardhur tek ne dhe të na thotë se do largohet nga skuadra” – ka thënë Bauman.

“Ka lëvizje dhe diskutime me një klub, por ka edhe klube tjera të interesuara. Duhet të pranojmë se ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm. Por, ne nuk do e shesim më poshtë se vlera e tij” – ka shtuar Baumann.

Gazeta e njohur gjermane, ‘Bild’ shkruan se klubi për të cilin po flet drejtori sportiv, Frank Baumann, është RedBull Leipzig.

Pasi që Werder Bremeni mbeti në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm, aktive mbeti edhe klauzola prej 38 milionë eurove e 24 vjeçarit, shumë e cila duhet paguar nga klubi që e dëshiron reprezentuesin e Kosovës.

Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur edhe Milani, Liverpooli, Napoli e Borussia Dortmund. /gazetametro.net/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë