Loading…

Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk duhet të harrohen

  • 19/03/2023 | 10:47

Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Mësimet e marrëveshjes së vitit 2013 nuk duhet të harrohen

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, me një postim në rrjetin social Twitter ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë, shkruan Gazeta Metro.


Bildt uroi diplomatët europian për marrëveshjen që ndërmjetësuan, si dhe vlerësoi edhe kordinimin e SHBA’ve në këtë proces.

“Urime Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas vitesh të diplomacisë së duruar. Koordinimi me SHBA-në ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por, së pari urime Kosovës dhe Serbisë për hapin e rëndësishëm në të ardhmet e tyre përkatëse. Por zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të kërkojë menaxhim dhe monitorim shumë të afërt në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë. Dhe marrëveshja varet në mënyrë kritike nga procesi i pranimit në BE për rajonin që ecën përpara dhe ruan besueshmërinë e tij si në rajon ashtu edhe në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Asnjëra nuk duhet të merret si e dhënë”, ka shkruar Bildt.

Kujtojmë qëgjë mbrëmë pas një dite maratonike të bisedimeve, u arrit ujdia ndërmjet kryeminsitrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic në Ohër, nën ndërmjetësimin e dyshes europiane, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë