Loading…

Bileta e humbur e lotarisë me vlerë 50 mijë dollarë, gjendet tre muaj më vonë

  • 25/02/2024 | 09:11

Bileta e humbur e lotarisë me vlerë 50 mijë dollarë, gjendet tre muaj më vonë

Një burrë nga Kentaki i ShBA-së, i cili kaloi tre muaj duke menduar se e kishte hedhur tutje një biletë lotarie fituese e çmimit 50 mijë dollarë, e gjeti atë rastësisht në një makinë kompanie.


“Rreth një javë më vonë, kthehem në dyqan për të blerë diçka kur pronarja më thotë: ‘Urime’”, kujton Mark Perdue.

Unë thashë: ‘Për çfarë?’ Dhe ajo tha: ‘Ti fitove lotarinë’. Unë thashë: “Uroj’”.

Perdue shtoi se ai dhe gruaja e tij kërkuan lart e poshtë për biletën, por filluan të frikësoheshin se mund të ishte hedhur në plehra.

“E kam munduar veten për tre muaj duke menduar se e hodha këtë biletë”, tha gruaja e tij.

Fituesi i lotarisë, i cili punon si president i Kiriu USA, tha se po priste një vizitor nga një fabrikë tjetër në fillim të këtij muaji dhe doli për të kontrolluar gjendjen e një makine kompanie që vizitori ta përdorte. Pasi hapi derën, vuri re biletën në ulësen e përparme.

Ai shtoi se makina përdoret rrallë dhe se bileta duhet t’i ketë rënë nga xhepi herën e fundit që e ka vozitur vitin e kaluar. Çifti tha se po mendojnë të bëjnë pushime me paratë e çmimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë