Loading…
Billboard: Pse artistet shqiptare po kryesojnë listat e muzikës botërore
  • 26/04/2019 | 08:25

Billboard: Pse artistet shqiptare po kryesojnë listat e muzikës botërore

Këngëtaret me origjinë shqiptare kanë pasur goxha sukses vitet e fundit në skenën muzikore botërore dhe revista amerikane “Billboard” u dedikoi një artikull, duke theksuar talentin e artisteve shqiptare.


“Në dhjetor 2018, Bebe Rexha postoi një foto së bashku me Dua Lipën, me përshkrimin: “Dy shqiptare të nominuara për “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, ndaj mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”.

Një muaj më vonë, sërish Rexha kërkoi një bashkëpunim kuqezi edhe me Rita Orën e Ava Max”, shkruan “Billboard”.

Rexha ka thyer rekordin në klasifikimin e “Billboard”, duke qëndruar për rreth një vit në krye të klasifikimit të “Hot Country Songs”, për “Meant to be”, bashkëpunimi me “Florida Georgia Line”.

Lipa udhëhoqi “Mainstream Top 40” për katër javë me “Neë Rules”, Ora hyri me dy këngë në top 10 të “Dance Club Songs”, ndërsa Max depërtoi në Top 20 të “Hot 100” me këngën debutuese “Sëeet but Psycho”.

Revista shkruan se këto artiste kanë prindër shqiptarë, edhe pse kanë lindur në vende të ndryshme, Rita Ora në Kosovë, Bebe Rexha në Brooklyn, Dua Lipa në Londër dhe Ava Max në Milëaukee.

Një tjetër emër, talent shqiptar është Njomza, një bashkautore e hiteve të Ariana Grandes, “Thank U, Next” dhe “7 Rings”. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet ’90 ka ndezur kreativitetin e gjeneratës së saj.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, shprehet Njomza.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë