Loading…
Bima e kafesë në zhdukje
  • 15/03/2019 | 20:34

Bima e kafesë në zhdukje

Plantacionet që prodhojnë kafenë janë në rrezik zhdukjeje si pasojë e ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të pyjeve, pesticideve dhe ngrohjes globale, trasnmeton Gazeta Metro.


Sipas një studimi të bërë muajin e kaluar nga “Science Advances” bëhet fjalë për 60 përqind të plantacioneve të kafes, ku përfshihet arabica, një bimë nga Etiopia, e cila furnizon dy të tretat e prodhimit të kafesë në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve, 75 nga 124 bimët e egra të kafesë janë në rrezik zhdukjeje për arsye të shkatërrimit të pyjeve ku rriten dhe rritjes së temperaturave, faktorë që nuk krijojnë kushtet e duhura për kultivimin e tyre. Shumica e tyre rriten në Afrikë e Madagaskar.

“Kjo ngre një sirenë alarmi, – shprehen studiuesit,- pasi kur ke një plantacion që siguron jetesën e 100 milionë njerëzve vetëm me prodhimin e kafesë, atëherë kostoja e saj në supermarkete apo dyqane është shumë e madhe si dhe cilësia jo e mirë kur ke të besh me kushte jo të mira natyrore kultivimi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë