Loading…
‘Bisha’ e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë ‘Jeep’
  • 23/08/2019 | 14:35

‘Bisha’ e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë ‘Jeep’

Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane, transmeton Gazeta Metro.


Makina e re “JLTV” e prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se pasardhësja e saj, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.

Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 të tilla, që janë sa 60% e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total

Britania, po ashtu, pritet të blejë makina të tilla me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantëve “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.

“Humvee” e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkosh do t’u japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë