Boksieri shqiptar Florian Marku ka mposhtur boksierin nga Ukraina Maxim Prodan në meçin e natës së sontme që zgjati plot 10 runde, shkruan Gazeta Metro.
Marku ishte më i mirë sesa ukrainasi Prodan pothuajse në të gjitha raundet dhe kështu në fund me vendim të jurisë, ai e fitoi këtë meç.
Një gjyqtar i dha pikë Prodan, por dy të tjerët i dhanë pikët për shqiptarin Florian Marku i cili sonte u shpall kampion.
Gjatë natës së sontme do të ketë edhe një meç të madh të boksit botëror në kategorinë e rëndë.
Britanezi Anthony Joshua sonte zbret në ring të përballet me boksierin ukrainas Alexander Usyk. /gazetametro.net
AND THE NEW 🔝
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021