Loading…

Bislimi: Javën tjetër marrim vendim si Qeveri se si do ta trajtojmë çështjen e targave të Serbisë, edhe për ato KM

  • 23/06/2022 | 21:53

Bislimi: Javën tjetër marrim vendim si Qeveri se si do ta trajtojmë çështjen e targave të Serbisë, edhe për ato KM

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se javën e ardhshme do të ketë një vendim qeveritar që tregon se si do të trajtohet çështja e targave me Serbinë.


Bislimi tha se javën tjetër do të dalë plani i Qeverisë së Kosovës, ku do të trajtohet edhe çështja e tabelave KM.

“Ne kemi vendos reciprocitetin në vitin 2021 për targat, si pasojë ka pas tensione të mëdha edhe MIG at kanë fluturu edhe kjo ka prodhu një marrëveshje me datën 30 shtator. Kjo marrëveshje ka dhënë 180 ditë dritare për arritjen e një marrëveshje të përhershme. Serbia e ka dështu marrëveshjen e përhershme, për cka neve na ka hap rrugë me dal me planin tonë.

Plani ynë del javën tjetër, ku do të trajtohet edhe çështja e tabelave KM. Por me prit që na me një ndërpres elektrik, e trajtojmë një problem që ka ekszistu për 20 vite, mendoj që është pritje përtej asaj që është aktivisti. Lena neve brengën për aktivista”, tha Bislimi në debat plus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë