Loading…

Bislimi thotë se marrëveshja për energjinë është e dëmshme: E kemi thënë edhe në Bruksel

  • 23/06/2022 | 22:05

Bislimi thotë se marrëveshja për energjinë është e dëmshme: E kemi thënë edhe në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energjinë, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në ringecoim, që do të zgjaste me vite.


Rinegocimi i marrëveshjes, sipas Bislimit, do t’i konvenonte palës serbe, sepse sipas tij do ta vononte një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse, në mes dy vendeve.

“Në vitin 2022, ke pasë vetëm dy mundësi, të thuash se nuk e njoh marrëveshjen e 2013-të dhe 15-tës, dhe futemi në rinegocim të saj, që do t’i konvenonte palës serbe, sepse ajo ka pranuar të futet në rinegocim marrëveshjen në mënyrë që t’i humbin edhe 10 vite me pikë elemente dhe të shmangemi nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, ose opsioni tjetër ta minimizojmë dëmin e marrëveshjeve që i kemi trashëguar, në mënyrë që të hapet rruga për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

Anulimi i marrëveshjes, sipas Bislimit ka mundur të bëhet në vitin 2015 dhe jo në vitin 2022.

“Marrëveshjen në 2015 e ka nënshkru personi i cili ka mundur ta anulojë pa fillu fare implementimin e saj, nga 2015 deri në 2022 janë 7 vite, apo 2 mijë e 300 ditë dhe ka ndryshu situata në teren”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri, e ka cilësuar të dëmshme marrëveshjen e arritur, dhe sipas tij kjo u është bërë e ditur edhe Brukselit.

“Në qoftë se ju mendoni që do të kishte qenë në interes të Kosovës, të merremi edhe me vite me rinegocim, të cilën nuk e kontestoj dhe e kemi thënë në Bruksel dhe e dinë edhe ata që është e dëmshme, dhe të largohet fokusi nga marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Tutje Bislimi ka thënë se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë