Loading…

‘Bixhoz me shtetin’: Pazar i keq i VV’së për blerje të votave me ‘pako lëmoshe’ për qytetarët

  • 05/04/2026 | 12:00

‘Bixhoz me shtetin’: Pazar i keq i VV’së për blerje të votave me ‘pako lëmoshe’ për qytetarët

Sa herë që në Kosovë ofrohen zgjedhjet e reja, që nga marrja e mandatit, Qeveria Kurti, tashmë u bë e njohur me aktivizimin e pakove të reja, siç po cilësohet nga të tjerët, “pako lëmoshe”, shkruan Gazeta Metro.


Edhe kësaj radhe qëndron me një këmbë, teksa po bënë gati të shpërndajë në popull qindra miliona euro para zgjedhje, në emër të një pako ekonomike për përballje me inflacionin që e ka prekur Kosovës.

Nafta e TVSh’ja nëse do uleshin në Kuvend, cilësohej si një zgjidhje që do mund të zgjatej dorë e qytetarëve, por për VV’në, po kritikohet nga të tjerët  të jetë si “pakompromis”.

Andaj  ekzekutivi i ka bërë gati 200 milionë euro për mbështetej të qytetarëve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kjo pako do të jetë gati brenda këtij muaj. Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedh presidentin e ri, i bije që këto 200 milionë euro do të shpërndahen te qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Një veprim i tillë po konsiderohet si blerje e votave, ani pse  Murati, e ka mohuar se kjo pako ka të bëjë me zgjedhjet e reja që pritet të mbahen shumë shpejt.

“Unë e përmenda se çfarë do të bëjmë. Shumë shpejt do ta kemi pakon për përballje me inflacion në vlerë prej 200 milionë euro”, ka thënë Murati, në seancën e djeshme në Kuvend, ku është diskutuar për mundësinë e heqjes së akcizës për naftë.

Në adresimin e tij para deputetëve, ai ka thënë se pret që këtë pako të përkrah edhe opozita.

“Jam i sigurt që kur ta sjellin pakon mbështetës këtu në Kuvend do ta quani përsëri blerje të votës, apo jo? Pra, unë pres që ta mbani konsistencën brenda këtij muaj, që kur ta sjellim pakon mbështesë ta votoni dhe ta mbështetni edhe ju”, ka thënë Murati.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë konsideruar se një vendim i tillë blerje votash për zgjedhje të reja.

“Ministri i Financave tha kemi me e pru një pako për përballje me inflacionin 200 milionë euro. A e dini për çka ka me pru pakon? Për me i ble vota. Nëse shkojmë në zgjedhje, ky i blen votat. Domethënë tash nuk është në gjendje me dal me aprovu masa që kushtojnë 20 milionë euro në muaj, por e kish për përgatitje e sipër pakon prej 200 milionë euro”, ka deklaruar Hykmete Bajrami nga LDK, ku sipas saj me 200 milionë euro secila parti politike në Kosovë i fiton zgjedhjet..

Të njëjtit mendim u shpreh edhe analisti Shenoll Muharremi i cili ka vlerësuar se kjo pako do të bëhet për shkak të zgjedhjeve të reja, dhe nuk e adreson problemin e inflacionit.

“200 milionë euro, që u përmend dje si mekanizëm për me adresu krizën e re të çmimeve apo “Pako 2.0”, NUK e adreson problemin e inflacionit. Vetëm shikojeni çfarë efekti patën 75 milionë që u shpërndanë këto ditë, për me kuptu çka do të ndodhë edhe me 200 milionë të tjerë. Gjithashtu, mos e harroni trendin e inflacionit në Kosovë, që ka shku prej 0.7% në 6.0%, si dhe importin e mallrave që ka eksploduar nga 2.8 miliardë në 7 miliardë… Punësimin, tregun e punës e migrimin, të gjitha lidhen se ndikimi është i gjërë i vendimeve dhe politikave ekonomike të tilla”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo pako mund të ndikojë edhe negativisht.

Edhe Dukagjin Gorani, opinionist në “Rubikon”, ka deklaruar se ajo çfarë synon Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është prodhimi i një pakoje lëmoshe” e cila i përkthehet edhe në mbështetje zgjedhore.

“Kjo kërkesa e LDK-së, për mua, është pak kërkesë koti. Sepse asnjë qeveri nuk është aty me shpëtu popullatën, por për m’i shpëty dhe avancu veten, përmes, ndonjëherë, ndihmesës së popullatës.Çka e ka ndërmend m’e bë Kurti, është me prodhu një pako të lëmoshës. E cila i ofrohet elektoratit, ndërkohë që intervenimi në çmime dhe mirëmbajtja të një tavani, ajo shkon përtej kufijve të elektoratit. Pse m’i ndihmu unë krejt shoqnisë, kur muj selektivisht përmes programit të ndihmesës arrijë efekt elektoral që është fokusi dhe obsesioni i tij i momentit,” tha Gorani./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë