Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës kanë arritur në 1 miliard e 170.8 milionë euro, duke shënuar rritje krahasuar me 1 miliard e 134 milionë euro sa ishin në periudhën e njëjtë të vitit 2024.Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka mbyll vitin 2025 me bilanc jo të mirë financiar, shkruan Gazeta Metro.
Shpenzimet publike janë rritur për miliona euro, ndërsa të hyrat e shtetit kanë rënë, duke nxjerrë në pah menaxhimin joefikas të financave publike.
Sipas të dhënave zyrtare, në tremujorin e fundit të vitit 2025, shpenzimet e Qeverisë kanë arritur në 1 miliard e 170.8 milionë euro, krahasuar me 1 miliard e 134 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 ishin 1,170.8 milionë euro, ndërsa në TM4 2024 ishin 1,134.0 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (27.5%), kompensimi i punëtorëve (20.2%), formimi i kapitalit bruto (18.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13.5%).”

Ndërkohë, arka e shtetit është mbushur me vetëm 920.4 milionë euro, më pak se 941.6 milionë euro një vit më parë.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 ishin 1,170.8 milionë euro, ndërsa në TM4 2024 ishin 1,134.0 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (27.5%), kompensimi i punëtorëve (20.2%), formimi i kapitalit bruto (18.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13.5%).”
Në anën tjetër, të hyrat e Qeverisë kanë pësuar rënie për shkak të arkëtimeve më të ulëta nga tatimet.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte (70.7%), tatimet rrjedhëse në të ardhura (14%) dhe aktivet e detyrimet financiare (6.2%).”
Ky trend tregon qartë se Qeveria Kurti e ka përmbyll vitin 2025 me rritje të shpenzimeve dhe rënie të të hyrave./ gazetametro.net
