Loading…

Bizneset para falimentimit

  • Nga

  • FLAMUR BEQIRI

  • 03/05/2020 | 17:07

Bizneset para falimentimit

Pas fillimit të relaksimit të lëvizjes dhe masave tjera të ndërmarra si rezultat i pandemisë e shkaktuar nga virusi  Covid-19, qytetarët e Kosovës, përfshirë biznesin, në shumicën e vendbanimeve, mund të rifillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre, në këtë rast, shumë më ndryshe se në të kaluarën.


Shkruan: Flamur Beqiri

Ne të gjithë jemi jemi të lumtur se Kosova po e tejkalon këtë sëmundje me dëme minimale në njerëz, sa do që çdo vdekje është humbje e dhimbshme dhe e pakompenzueshme.

Sektori i cili është prekur dhe dëmtuar më së shumti, si rezultat i pandemisë e shkaktuar nga virusi  Covid-19, është ekonomia e Kosovës dhe se me këtë rast nevoja për ndihmë biznesit duhet të jetë jashtëzakonisht e shpejtë në rast se dëshirojmë një rimëkëmbje ekonomike sa më me pak dëme. Duhet të jemi të vetëdijshëm se dëmi është shkaktuar dhe se tanimë vetëm mund të presupozojmë përmasat e këtij dëmi.

Po ashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi shumë vonë me masat për ndihmë ekonomisë dhe se pakoja për rimëkëmbje duket se len’ për të dëshiruar për faktin se shifrat e propozuara nga disa oda ekonomike dhe qeveria në detyrë janë jo reale dhe nuk janë koordinuar me bizneset të cilat janë duke u përballur me probleme. Pakoja emergjente e cila veç ka filluar të aplikohet është e njëanshme dhe selektive për faktin se përfituesit e kësaj pakoje janë vetëm një pjesë e shoqërisë ekonomike. Kjo lloj pakoje i shkon për shtati shteteve me organizim politik socialist në të cilat shteti vepron përmes sistemit me planifikim qendror, ku në fokus është kontrolli i përfituesve, “votuesve potencial”,  të masave përmes ofrimit të ndihmës çdo kujt për dallim prej kapitalizmit i cili përmes injektimit direkt në ekonomi duke siguruar likuiditet financiar ruan vendet e punës dhe siguron qëndrueshmërinë e biznesit.

Mundësia për likuiditet të menjëhershëm si kusht i mbijetesës së biznesit duhet të jetë prioritet i qeverisë në ardhje. Pra përveç financimit direkt ndaj bizneseve asnjë masë tjetër nuk siguron mbijetesën e biznesit.

Lehtësirat fiskale, përfshirë shtyrjen e deklarimit dhe pagesës së tatimeve, marrëveshjen për pagesën e tatimeve apo/edhe faljen e borgjeve tatimore nuk mund të jenë rezultative nëse nuk ka likuiditet të menjëhershëm. Këto lehtësira mund të gjejnë aplikim vetëm në rrethana të krizave të shkurtëra kohore dhe jo në rrethanat kur bizneset për shkak të rrethanave të krijuara si rezultat i “Force Majeure” apo forcave të mëdha janë në prag të falimentimit.

Njëra prej formave të injektimit direkt të ndihmës financiare në sektorin privat, përveç sigurimit të kredive nga institucionet ndërkombëtare siç janë FMN dhe Banka Botërore është riaranzhimi i buxhetit të shtetit duke suspenduar financimin e projekteve kapitale për një periudhë të caktuar, projekte të cilat përfshijnë ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të reja, ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe shumë investime të tjera të cilat nuk janë të domosdoshme në këtë kohë dhe mund të presin.

Qeveria e ka për obligim ndihmën kundrejt biznesit përndryshe falimentimi i biznesit rrjedhimisht është dështim i shtetit

(Autori është biznesmen dhe anëtar i kryesisë së LDK në Prishtinë.)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë