Loading…

Biznesmeni kosovar mbyll biznesin dhe ikë në Serbi te Vucici (Video)

  • 11/03/2017 | 15:13

Biznesmeni kosovar mbyll biznesin dhe ikë në Serbi te Vucici (Video)

Biznesmeni kosovar, me kombësi turke, Besim Minkara e ka lënë në gjendje të mjerë fabrikën “Rematex” në Dragash. Investitori turk ka lënë shumë borxhe në fabrikën shumë të njohur dikur të prodhimit të tekstilit. Afër 2 milionë euro thuhet të jetë shuma e borxheve që Minkara e ka lënë në fabrikën “Rematex”.


Besim Minkara ka mijëra euro borxhe në tatime, paga të papaguara të punëtorëve, rrymë, shërbime komunale si dha borxhe të shërbimit në transport. “Kompanisë tonë Besim Minkara i ka mbetur borxh plot 65 mijë euro.

a

Ne kemi kryer të gjitha shërbimet e transportit të punëtorëve, por që borxhi asnjëherë nuk na është paguar” ka thënë Mehal Rysheni, një nga pronarët e firmës transportuese “Erëza” në Dragash.

Fabrika “Rematex” ka më shumë se 1 vit që është mbyllur dhe se punëtorët vazhdojnë të kërkojnë paratë e mbetura borxh nga milioneri turk.

Por, biznesmeni turk nuk duket sa ka krizë për para. I njëjti dje është parë në Serbi bashkë me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq. Ai e ka hapur një fabrikë të re në Lebane të Serbisë në të cilën pritet të punësohen më shumë se 300 punëtorë, shkruan Indeksonline.

a

Punëtorët e fabrikës kanë thënë se janë duke ndjekur çdo rrugë ligjore për të marrë paratë e merituara.

“Jemi duke ndjekur të gjitha rrugët për të marrë paratë tona. Kemi angazhuar përmbaruesit të cilët nuk duket se po bëjnë punë të madhe. Por ato janë paratë tona dhe nuk do të ndalemi deri sa Besim Minkara të na i kthej” ka thënë njëri nga ish punëtorët e Rematex.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë