Loading…
Biznesmeni rus ‘zien’ veten në një kazan: Arsyeja është qesharake
  • 26/05/2019 | 17:06

Biznesmeni rus ‘zien’ veten në një kazan: Arsyeja është qesharake

Një manjat biznesi kontrovers ka filmuar veten duke u larë në një kazan gjigant, i mbushur me ujë që vlonte, me shpresën për të “kuruar sëmundjet”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për biznesmeni rus German Sterligov – i cili mbuloi titujt e mediave në vitin 2017, që supozohet se ka gjetur një mënyrë për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Lidhur me këtë, ai citohet të ketë thënë: “Sëmundja trajtohet njëkohësisht. Ju vetëm rrini duarkryq”.

Gjithsesi, Sterligov nuk tha se cila sëmundje shërohet nga kazani, por vazhdoi të thoshte se kazani 200-vjeçar ishte bërë nga bakri i vërtetë dhe “jo ai modern, i prodhuar me përdorimin e kimikateve të dëmshme”.

Ai mburrej që “vaska e çuditshme”, e cila u pa varur nga zinxhirët e trashë, mund të merrte 500 litra ujë të madh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë