Loading…

Biznesmeni shqiptar që u ekzekutua sot, në 2020-n kishin bërë atentat edhe ndaj birit të tij

  • 01/11/2021 | 10:16

Biznesmeni shqiptar që u ekzekutua sot, në 2020-n kishin bërë atentat edhe ndaj birit të tij

Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.


Viktima është ish-polici Xhelal Reçi, 60 vjeç, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij.

Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020-ës, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar, shkruan TopCahnnel.

Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020-ën se “në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal “.

Ndërkohë policia njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, ndërsa njofton se në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë