Loading…

BKK shënon 76 vjetorin e themelimit me ceremoninë festive ‘Dita e Bibliotekës’

  • 24/11/2020 | 13:09

BKK shënon 76 vjetorin e themelimit me ceremoninë festive ‘Dita e Bibliotekës’

Me rastin e 76-vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon ceremoninë festive ‘Dita e Bibliotekës’, shkruan Gazeta Metro.


Fjalën hapëse do ta bëjë drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, ndërsa një fjalë rasti ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ndër të tjera do të flasin edhe Naser Sahiti – Rektor i Universitetit Prishtinës “Hasan Prishtina” si edhe Osman Gashi – Kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe një fjalë online do ta mbajë Mark Dahl – Drejtor i Bibliotekës Watzek në Kolegjin Luis dhe Clark në Portland të Oregonit të ShBA-së.

Gjatë kësaj ditë do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve me rastin e 76-të vjetorit të BKK-së.

Gjithashtu në ora 12:40 do të bëhet hapja e ekspozitës “Anton Çetta: 100 Vjetori i lindjes” si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve”.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në Hollin e Bibliotekës, më 25 nëntor 2020 në orën 12:00.​ /KultPlus.com/ GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë