Emri i shumë komentuar dhe shumë i rëndësishëm i televizionit, Blendi Fevziu, ka ngjallur shumë reagime me postimin e fundit, transmeton Gazeta Metro.
Ai është i njohur për stilin e tij stoik, veshje elegante dhe tullac prej vitesh.
Ndërsa në postimin e fundit ai zgjodhi të trajtoj me sportivitet dhe të sjell pak frymë humoristike në profilin e tij në Instagram. Ai postoi disa fotografi të tija në disa versione të ndryshme, por të gjitha ishin kryesish me flokë.
“Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi më shumicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dytë. Falënderoj edhe një klinike që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bejë kaçurrela si këtu. Po unë preferoj të mbetëm si në foton e fundit. Jam shumë komod ashtu”, ka shkruar gazetari me plot humor./gazetametro.net
View this post on Instagram