Loading…

Shala: Nuk kam kaluar në PDK

  • 13/05/2017 | 14:27

Shala: Nuk kam kaluar në PDK

E plotësuar 14:40

Blerim Shala ka demantuar raportimet e mediave se ai ka kaluar në PDK.


Shala ka thënë për lajmi.net se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet e mediave për një kalim në partinë e Kadri Veselit.

Shala tutje ka thënë se në momentin që do të ketë arritje të çfarëdo marrëveshjeje, ai do ta bëjë publike.

Ish-Nënkryetari i Parë i AAK’së, Blerim Shala, do t’i bashkohet PDK’së. Aderimi në Partinë e Veselit, Shala po e bën pasi për një kohë ishte deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.


Ish-gazetari, Blerim Shala, pritet t’i bashkohet PDK’së. Ai po shkon në Partinë e Kadri Veselit pasi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan gazeta Express .

Shala para se t’i bashkohej AAK’së kishte qenë udhëheqës i Gazetës Zëri.

Ndryshe, anëtari i ri i PDK’së, prej kohës kur kanë nisur bisedimet me Serbinë, ka mbajtur pozitën e koordinatorit për dialog.

Burime kanë treguar se zyrtarizimi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti mund të jetë edhe pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë