Loading…

Blerja e Rashicës nga Galatasaray, dalin detaje të reja: Përfshihet edhe trajneri Okan Buruk

  • 31/03/2023 | 08:37

Blerja e Rashicës nga Galatasaray, dalin detaje të reja: Përfshihet edhe trajneri Okan Buruk

Milot Rashica po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me Galatasaray, gjë që u dëshmua edhe me dy ndeshjet e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit dhe Andorrës, transmeton Gazeta Metro.


Teksa po vazhdojnë tentativat e njëpasnjëshme të drejtuesve turk për ta transferuar atë në mënyrë permanente nga Norwich City, së fundmi është përfshirë edhe vetë trajneri Okan Buruk.

Siç raportojnë mediumet turke, Buruk ka zhvilluar një takim privat me drejtuesit dhe ka kërkuar blerjen e Rashicës.

49-vjeçari thuhet se është ndarë i kënaqur me paraqitjet e anësorit nga Vushtrria gjatë këtij sezoni.

Ndërsa, raportohet gjithashtu se Rashica do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme kundër Adana Demirspor.

26-vjeçari, i cili kaloi te Galatasaray në formë huazimi, deri më tani në elitën e futbollit turk ka zhvilluar 17 paraqitje duke kontribuar me dy gola dhe katër asistime.

Në varësi të rikthimit të Norwich në Premier League, tarifa e transferimit do të negociohet në fund të sezonit. Kontrata e tij me skuadrën angleze skadon në qershor të vitit 2025. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë