Moderatorja e njohur, Blerona Zeqiri, është duke qëndruar së fundi në Londër dhe nga atje ka mahnitur me pamjen e saj, transmeton Gazeta Metro.
E veshur me një fustan të kuq në të cilin i ka theksuar linjat, po duket si modele.
Fotot e fundit të postuara nga ajo kanë marrë menjëherë vëmendje duke u komplimentuar jashtë mase dukja e saj.
Një prej ndjekësve i thotë se ‘e tranove krejt Anglinë”. E dikush tjetër po ia dedikon vargjet e këngës ‘Ngjyra kuqe’ nga Adrian Gaxha dhe Floriani.
Më poshtë keni fotografitë e saj./gazetametro.net