Loading…

Blerta Deliu: Kurti e shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë

  • 19/06/2021 | 15:20

Blerta Deliu: Kurti e shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se Kurti e ka kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes së Washingtonit dhe legjitimitetin e nënshkrimit të ish-presidentit të ShBA’ve.

“Kryeministri Kurti shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë duke kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç na kujtohet, ish-Kryeministri izraelit, pa qenë fare i pranishëm në takim dhe i përfshirë në negociata, por vetëm nëpërmjet një komunikimi me telefon me Presidentin amerikan konfirmoi vullnetin e Presidentit të SHBA-ve duke respektuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe duken e zbatuar atë me njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Deliu-Kodra tha se ShBA’të janë e vetmja garanci që i beson populli i Kosovës.

Më poshtë shkrimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë