Popujt e vjetër, ashtu edhe shqiptarët thonë se bleta vdes dhe nuk i rreferohen kurrë si ngordhje, apo coftinë. Dhe ky cilësim duket ti ketë rrënjët në njohuritë e tyre arkaike.
Nëse bletët do të zhdukeshin masivisht, lista e frutave dhe perimeve që nuk do të mund të hanim më, do të ishte e gjatë. Nuk do të kishte më rrush, avokado dhe tranguj. Por edhe shumë të tjera bimë e perime, të cilat bletët i pllenojnë gjatë punës së tyre, transmeton gazetametro.net.
Merimangat dhe viruset janë pjesërisht fajtorë për këtë, por besohet se edhe pesticide kanë zhdukur koloni të tëra bletësh.
Ndryshe, jo të gjitha frutat dhe perimet do të zhdukeshin, nëse bletët do të iknin: disa do të mbeteshin pa prekur, sepse ato pllenohen nga era apo insektet e tjera. Sot, studiuesit dhe fermerët po kërkojnë mënyra të reja për pllenimin e bimëve.
Në rastin më të keq, kjo do të përfshijë edhe produktet e qumështit, sepse bletët polenizoj shumë nga kulturat që përdoren për të ushqyer lopët. Në qoftë se ato do të zhdukeshin papritur, pjatat tona do të bëheshin shumë më të boshatisura, pasi bletët pllenojnë rreth 70% të të lashtave që përdoren për ushqim.
Dhe ky skenar nuk është aq i pamundur sa duket: është alarmuese, që popullsia britanike e bletëve ka rënë me një të tretën nga viti 2007, dhe numri i koshereve ka rënë me 73% gjatë shekullit të kaluar.
Andaj ruajtja e bletëve është shumë më e rëndësishme se sa, ideja se ato nevojiten vetëm për kultivimin e mjaltit. /gazetametro.net