Loading…

‘Blic’: Raporti i ShBA-ve, shuplaka Kosovës e Serbisë për t’i kthyer në bisedime

  • 18/03/2019 | 08:20

‘Blic’: Raporti i ShBA-ve, shuplaka Kosovës e Serbisë për t’i kthyer në bisedime

Pos që deri në detaje e pasqyron gjendjen në sistemin e sigurisë dhe atë të drejtësisë të Serbisë dhe Kosovës në kontekst të të drejtave të njeriut, raporti i State Departmentit shërben edhe si shkop, me të cilin Beogradi e Prishtina shtyhen prapa pranë tavolinës së bisedimeve, transmeton Gazeta Metro.

Kjo është e qartë pas një shikimi sipërfaqësor të dokumentit i cili, vërtet, merrem me një det çështjesh nga korpusi i të drejtave të njeriut, por, njëkohësisht, sipas fjalëve të dr. Neven Cveticaninit, kryetar i Forumit për studime strategjike të Institutit të shkencave shoqërore, ai është edhe raport teknik me kuptim diplomatik, shkruan gazeta beogradase “Blic”.

“Raporti është shprehje e interesit të ShBA-ve në Ballkan dhe mund të themi se është në funksion të sjelljes dy palëve në dialog, zbutjes së pozicioneve të forta. Po ashtu, duhet thënë se palës prishtinasë në mënyrë diplomatike – por shumë më qartë se kurrë më parë – i është tërhequr vërejtja se duhet të bëjë marrëveshje me serbët e Kosovës”, ka thënë Cveticanin.

Raporti, prandaj, ka më shumë rëndësi diplomatike se sa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në pjesën e raportit kushtuar Kosovës thuhet se janë problem edhe sulmet ndaj minoriteteve etnike, duke përfshirë edhe ato të cilat i bëjnë forcat e sigurisë, pastaj korrupsioni endemik në radhët e pushtetit, si dhe kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Serbia, po ashtu, nuk është kursyer, por këtu tensionet nacionale bijnë në plan të dytë, ndërsa theksi është në korrupsion dhe medie. Kështu në raportin për Serbinë theksoshet korrupsioni në polici, i cili edhe më tej është i lartë, prandaj kontrolli i ndërsa procese të mëdha të zyrtarëve – policore, por edhe politikë – për korrupsion edhe më tej nuk ka dhe kjo në të ardhmen do të jetë në fokus të interesimit.

Raporti fillon me konstatimin se “rasti Bytyqi” nuk ka marrë fund dhe kjo, sipas politologut Boban Stojanovic, elitave politike në Serbi nuk do t’u përlqejë, sidomos pasi që administrata amerikane edhe në të ardhshmen siugurisht do t’i referohet atij.

Edhe Stojanovic, sipas “Blic”-it, mendon se raportet mund të ndikojnë në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë