Loading…

Blici serb: Thaçi bos i trafikimit drogës, armëve dhe naftës (Foto)

  • 16/04/2017 | 22:44

Blici serb: Thaçi bos i trafikimit drogës, armëve dhe naftës (Foto)

Gazeta më e madhe beogradase, Blic, ballinën e edicionit që nesër del në treg ja ka kushtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke cilësuar si bosin kryesor të trafikimit të drogës, armëve dhe derivateve të naftës.


Kjo gazetë, pretendon se ka siguruar dokumente sekrete, të cilat e lidhin Thaçin me krim të organizuar, që operon jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, përcjellë gazetametro.net.

“Blic zbulon detaje të panjohura nga dokumente sekrete të cilat kanë të bëjnë me mafinë e shqiptarëve në Kosovë”, shkruan kjo gazetë në tekstin me titull: Thaçi, kryesori në trafikim të droges, tregetisë së armëve dhe naftës.

blic-1

Blic pretendon se në këtë tekst që del në botimin e nesërm sjellë detaje të klaneve kriminale që qeverisin Kosovën, vrasjet e përgjakshme, krime dhe politika, dhe lidhjet e tyre me mafinë shqiptare, çeke, bullgare e maqedone.

Megjithatë, duhet theksuar, se ky tekst si sulm ndaj presidentit të Kosovës, vjen në vazhdën e sulmeve që mediat serbe bëjnë herë pas here ndaj liderëve politik të Kosovës.

E njejta gazetë, javë më parë kishte shkruar për trafikimin me armë të vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj, i pari lider i AAK’së, dhe tjetri deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë