Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar në telefon me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, dhe e ka falënderuar për qasjen e hapur ndaj Propozimit Europian si dhe angazhim konstruktiv ndaj pesë emisarëve nga SHBA dhe BE, shkruan Gazeta Metro.
Blinken ka shkruar në Twitter se e ka telefonuar presidentin serb, Vucic, të cilin e ka falënderuar për qasjen e tij të hapur ndaj Propozimit Europian si dhe për sigurinë dhe paqen dhe stabilitetin në rajon, siç tha Blinken është është thelbësor për sigurimin e së ardhmes europiane të Serbisë
“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken.
I spoke with @predsednikrs Aleksandar Vucic today to thank him for his constructive engagement with the U.S.-EU team last week and for his openness to the EU proposal for securing peace and stability in the region, which is essential for securing Serbia’s European future.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 1, 2023
Duhet theksuar se sekretari Blinken nuk ka pasur ndonjë telefonatë deri në këto momente me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Të paktën deri më tani nuk është raportuar nga asnjëra palë./gazetametro.net
Zhvillimet e fundit: Blinken dhe Vucic bisedojnë ne telefon për dialogun Kosovë-Serbi