Loading…

Blinken ia thotë Borrellit: Negociatat e BE’së me Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë

  • 20/10/2021 | 19:11

Blinken ia thotë Borrellit: Negociatat e BE’së me Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë

Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje që negociatat për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë duhet të nisin pa u vonuar më shumë.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikat e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, SHBA thotë se integrimi sa më i shpejtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE do të forconte stabilitetin dhe do të kontribuonte për prosperitetin e njerëzve në rajon.

“Anëtarësimi në BE, një prioritet i deklaruar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbron të drejtat thelbësore dhe përparimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i përket Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë.

Në takim është diskutuar edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë palët që të impenjohen në zbutjen e tensioneve dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë