Loading…

Blinken zhvillon takim me Netanyahun në prag të lirimit të 10 pengjeve

  • 30/11/2023 | 13:22

Blinken zhvillon takim me Netanyahun në prag të lirimit të 10 pengjeve

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili arriti në Izrael ditën e djeshme është duke mbajtur takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zyrën e tij në Jeruzalem, transmeton Gazeta Metro.


Më parë ai u takua me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv menjëherë pas sulmit terrorist në Jeruzalem.

Herzog tha se ky sulm është një tjetër shembull i situatës në të cilën ndodhen. Ai tha se janë në gjendje të përhershme lufte me organizatat terroriste, sidomos Hamasin, raporton The Times of Israel.

Ai gjithashtu tha se Izraeli po punon dhe po lutet për lirimin e të gjitha pengjeve dhe për këtë e falenderoi SHBA’në për punon e saj në lirimin e tyre./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë