Ish zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell që dikur ishte i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi s’u përmbajt në ngacmimin e diplomatit tani të lartë amerikan, këshilltarit në DASH, Derek Chollet, të cilin e thumboi se politikanët kosovarë po e sorollatin, transmeton Gazeta Metro.
Grenell në vazhdimësi ka pasur retorikë të ngjashme për administratën Biden rreth dialogut Kosovë-Serbi të cilën e akuzon për lënie në dorë rolin kryesor të procesit aleatëve europianë. Ankesë e ngjashme ishte për Grenell se po shpërfillte aleatët europianë dhe i minonte procesin me kritikat e tij të ashpra e publike.
“A ia përmende që zgjedhjet duhet shpallur? Po kërkesën për themelimin e Asociacionin e Komunave Serbe?
Fjalët tua bla bla bla…
Këtë keni një vit që e thoni. Këtë kërkesë e kenë shtruar me 3 qershor.
Ata po ju shpërfillin”.
Presidentja Vjosa Osmani që ndodhet në New York për mbledhjen e OKB’së ku u takuan me zyrtarët e lartë amerikanë të përfshirë në procesin e dialogut, Gabriel Escobar dhe Derek Chollet.
Chollet kishte shkruar një njoftim formal e të shkurtër se kishin zhvilluar një diskutim të mirë rreth deeskalimit në Veri dhe nevojën për angazhim më të madh në dialogun e lehtësuar nga BE./gazetametro.net
Did you tell her that elections need to be announced? How about demanding the creation of the Serb Majority of Municipalities?
Your words are blah blah blah…
You’ve been saying this for a year. You demanded this on June 3.
They are ignoring you. https://t.co/YsvBQWxaPa
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 19, 2023