Loading…

Bllokohet 5 orë puna në Portin e Durrësit

  • 22/01/2017 | 08:35

Bllokohet 5 orë puna në Portin e Durrësit

Për më shumë se 5 orë, puna u paralizua në të gjitha shërbimet që merren në portin më të madh të vendit, atë të Durrësit. Shkak është bërë një defekt i rëndë dje në rrjetin qendror të furnizimit me energji elektrike të Autoritetit Portual të Durrësit.


Asnjë prej agjencive doganore nuk kanë mundur të funksionojë gjatë këtij 5-orarëshi, duke sjellë dhe një situatë kaotike.

Drejtuesit e automjeteve kanë pritur në radhë për orë të tëra për të kryer zhdoganimin e mallrave dhe të mjeteve që ishin futur në port prej orëve të mëngjesit. Po ashtu, drejtuesit e kamionëve të ngarkuar kanë pritur me orë të tëra në radhë, ç’ka sjell si pasojë dhe penalizmin e tyre për të mos mbërritur në kohë në destinacionin e përcaktuar, raporton Durres Lajm, transmeton gazetametro.net.

Defekti u riparua pas orësh të tëra, pasi ngritjes së një grupi të posaçëm të OSHEE-së në bashkëpunim me specialistë të portit që merren me mirëmbajtjen e energjisë elektrike. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë