Loading…

Bllokohet kamioni nga Kosova që po eksportonte mall në Gjermani, Serbia nuk e lejon as transit me dokumentet RKS

  • 05/10/2021 | 21:54

Bllokohet kamioni nga Kosova që po eksportonte mall në Gjermani, Serbia nuk e lejon as transit me dokumentet RKS

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Panaxha, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

“Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Panxhës:

“Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, ka shkruar Panxha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë