Loading…
Bllokohet Rektorati: Studentët nuk e lënë as stafin të hyjë brenda
  • 23/04/2019 | 09:40

Bllokohet Rektorati: Studentët nuk e lënë as stafin të hyjë brenda

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bllokuar Rektoratin e UP-së dhe nuk po lejon që askush të hyjë në këtë ndërtesë, madje as stafin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës sot kanë bllokuar Rektoratin duke mos lejuar stafin që të hyjë brenda.

Erzen Hyseni nga Paqja Studentore në emër të Parlamentit ka thënë se janë katër organizata studentore që po protestojnë.

Ata po kundërshtojnë ndërhyrjen politike në UP dhe shumë gjëra të tjera, për të cilat thonë se po e dëmtojnë procesin mësimor.

Kërkesat e tyre konkrete janë: Një shtëpi botuese apo e-House, mundësia për punë praktike dhe pagesa për kurset e gjuhëve të huaja për studimet master dhe doktoraturë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë