Loading…

Blushi: Kosova t’i jetë mirënjohëse Haradinajt

  • 08/01/2017 | 16:15

Blushi: Kosova t’i jetë mirënjohëse Haradinajt

Pas reagimeve të shumta ndaj ndalimit të kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë, ka reagur edhe Ben Blushi, deputeti dhe kryetari i partisë me të re në Shqipëri të quajtur LIBRA. Ai e ka vlerësuar këtë si çmim mbi të ardhmen. Sipas tij, pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur.


Ben Blushi, në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë nuk është një vendim Gjykate, por është dëshmi e kohëve që po ndryshojnë.

“Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një çmim mbi të ardhmen”, ka vazhduar ai, transmeton gazetametro.net

“Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare”, shkroi Blushi.

Po sipas tij, pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilësie. Dhe, në vende të vogla ndryshimi i kohës politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.

“Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme”, tha ai.

“Ato duhet t’i fitosh perditë. Lirinë e sjellin çlirimtarët si Ramushi, por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot. Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është çmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse” përfundoi Blushi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë