Loading…

Blushi ngre në qiell Arian Çanin

  • 24/12/2016 | 11:13

Blushi ngre në qiell Arian Çanin

Ish-deputeti socialist, tash themelues i formacionit politik ‘Libra’, Ben Blushi, i ka thurur elozhe Arian Çanit, moderorit të emisionit shpeshherë të kritikuar  ‘Zonë e lirë’, musafir i të cilit ishte Blushi mbrëmë, shkruan Gazeta Metro.


Madje, shkrimtari Blushi, e ka quajtur Çanin edhe ‘ekzorcist të mediokritetit’, duke theksuar se formati i emisionit të Çanit është një eksperiment total, por i dobishëm.

‘Me pak fjalë Cani e paketon trishtimin e shoqërisë. Kush kujton se e fsheh e ka gabim. Ai e trajton hidhërimin embëlsisht, zbukuron shëmtinë dhe e detyron idiotësinë të duket inteligjente! Eksperiment total por totalisht i dobishëm’, ka shkruar Blushi.

Lexoni të plotë publikimin e Ben Blushit:

EKZORCISTI I MEDIOKRITETIT

Mbrëmë te Arian Cani deri në mesnatë. Se cka nje si tis aty që e kisha ndjerë edhe herë tjetër. Me pak fjalë Cani e paketon trishtimin e shoqërisë. Kush kujton se e fsheh e ka gabim. Ai e trajton hidhërimin embëlsisht, zbukuron shëmtinë dhe e detyron idiotësinë të duket inteligjente! Eksperiment total por totalisht i dobishëm! Cani është ekzorcisti i mediokritetit, për të cilin kurat janë të pamjaftueshme! Ai e zbulon në çdo trup dhe e nxjerr duke e tallur!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë