Loading…

Bluza intelegjente që kontrollon frymëmarrjen (Foto)

  • 23/05/2017 | 17:24

Bluza intelegjente që kontrollon frymëmarrjen (Foto)

Gjithnjë e më shumë afrohet momenti ku veshjet do të jenë ‘inteligjente’ dhe do të kontrollojnë shëndetin e atij që i vesh.


Studiuesit e Universitetit Laval në Kebek të Kanadasë, kanë realizuar një t-shirt që kontrollon frymëmarrjen në kohë reale, pa kabllo apo sensorë të ngjitur në trup, por falë fibrave optike të qepura nga brenda.

Detajet e kësaj teknologjie të re, të publikuar në revistën shkencore Sensors, i hapin rrugën veshjeve që mund të mbajnë në kontroll shqetësimet e frymëmarrjes, astmës, gërhitjes dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive.

Sekreti i kësaj bluze inteligjente është në një anten fibrash optike e qepur në copë, që nga brenda ka një veshje të hollë argjendi dhe nga jashtë një material që e mbron nga kushtet e jashtme.

“Antena ka një funksion të dyfishtë, sepse kontrollon frymëmarrjen dhe transmeton të dhëna në një smartphone apo kompjuter”, thonë studiuesit e drejtuar nga Younes Messaddeq.

Kur personi merr frymë, fibrat optike janë në gjendje të perceptojnë rritjen e perimetrit të gjoksit, dhe vëllimin e ajrit në mushkëri. Këto ndryshime shkaktojnë luhatje në antenë, të mjaftueshme për të monitoruar frymëmarrjen pa qenë në kontakt me lëkurën. Grupi ka testuar gjithashtu rezistëncën e T-shirt, duke iu nënshtruar 20 larjeve. Fibrat optike i kanë rezistuar ujit dhe detergjentit dhe ishin ende në funksion perfekt.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë