Drejtori i Mercedes-Benzit Dieter Zetsche ka shkuar në pension më 22 maj, ndërsa kompania BMW e ka përshëndetur shkuarjen e tij më një spot të këndshëm, transmeton Gazeta Metro.
Në videon e BMW-së është paraqitur një dubler i Dieter Zetscheit gjatë ditës së fundit të punës ne vendin e drjetorit të Mercedes-Benzit.
Pasi që kthehet në shtëpi me Mercedesin e tij, hapen dyert e garazhit, ndërsa dubleri i Zetscheit del prej saj duke drejtuar një BMW, me porosinë – “përfundimisht i lirë”.
Videoja përfundon me fjalët “faleminderit për vitet e shumëta të konkurrencës inspiruese”./gazetametro.net