Loading…

BMW rikthen modelin legjendar pas 20 vjetësh

  • 26/03/2017 | 10:33

BMW rikthen modelin legjendar pas 20 vjetësh

Edhe pse BMW tashmë disa herë ka paralajmëruar se do të fillojë përgatitjet për prodhimin e legjendarit M8, tashmë një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht.

M8 do të fillojë të prodhohet në vitin 2019 dhe performancat që do të ketë janë më tepër se sa mahnitëse, transmeton kp. Në treg do të paraqiten tre versione, Coupe, Grand Coupe dhe kabrio.

Seria 8 ishte ndërprerë në vitin 1999, ndërsa prototipi ishte paraqitur para disa vitesh.

Sipas informacioneve aktuale, BMW M8 do të vijë me motor 4.4-litër V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, ndërsa sipas disa informacioneve tjera thuhet se ky model do të vijë me marshin me tetë shpejtësi.

Çmimi dhe informacionet në detaje për interierin, tash për tash nuk janë të ditura.

Ky nuk është tentimi i parë për prodhimin e M8. BMW diçka të ngjashme kishte provuar edhe në vitet e nëntëdhjeta. Megjithatë, nga i gjithë projekti ishte hequr dorë për shkak të çmimeve të larta.

I gjithë projekti përfundoi me prodhimin e modelit 850 CSi me motor 5.4-litër V12.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë