Loading…

‘BMW’ vjen me super ide, krijon veturën pa pasqyra (Foto)

  • 02/05/2017 | 10:45

‘BMW’ vjen me super ide, krijon veturën pa pasqyra (Foto)

Prodhuesit e veturave janë duke synuar që të zëvendësojnë pasqyrat e veturave me një sistem monitorimi nëpërmjet kamerave, në vitet e ardhshme.


Prodhuesit japonezë të veturave e kanë marrë tashmë miratimin për prodhimin e veturave pa pasqyra, ndërsa ata europianë, pritet ta bëjnë këtë së shpejti.

Ky sistem monitorimi bazohet në kamera që vendosen në vendin e pasqyrave dhe transmetojnë video me cilësi të lartë, brenda veturës.

“BMW i8 concept”, është një shembull i përdorimit të këtyre kamerave, të cilat janë vendosur në dy krahët e veturës, në vendin ku vendosen pasqyrat. Këto kamera janë dukshëm më të vogla sesa pasqyrat normale dhe kapin pamje nga të dy anët e veturës.

Gjithashtu, një kamera e tretë është vendosur pranë xhamit të pasmë dhe kap pamje nga pas mjetit dhe pamjet e këtyre kamerave shfaqen në një ekran të vendosur në vend të pasqyrës ballore të veturës.

“BMW” dhe prodhuesit e tjerë të veturave, duan të implementojnë këtë sistem kamerash, pasi siguron një pamje më të plotë dhe është e aftë të sinjalizojë rrezikun te drejtuesit e mjetit./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë