Loading…

Boiken Abazi tregon se do të marrë pjesë Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri

  • 29/05/2020 | 22:49

Boiken Abazi tregon se do të marrë pjesë Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur për mundësinë që kjo lëvizje të bëhet pjesë e garës zgjedhore në Shqipëri, e veçanërisht në ato që tashmë po afrohen atje.


Në një intervistë për Syri TV ai u pyet për mundësinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe përafrimet me ndonjë parti.

“Se pari dua të shpjegoj se nuk kemi dalë për teatrin nuk e kemi pyetur askënd në Kosovë. Sa i përket zgjedhjeve mendoj se është shumë herët për të folur. Për ne është herët, për të folur për këtë gjë”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar njerëzit që, siç ka thënë ai, janë të pakënaqur me pushtetin në Tiranë, t’iu bashkohen në lëvizje. Madje ka ftuar edhe socialistët e pakënaqur me Edi Ramën, që t’iu bashkohen.

“Socialistët e përgjegjshëm që janë kundra kapjes së shtetit nga kjo mazhorancë mund t’i bashkohen Vetëvendosjes. I mirëpresim”, u shpreh Bojken Abazi në intervistë, shkruan Syri TV.

Lidhur me shembjen e Teatrit dhe dhunës policore ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarëve, Abazi u shpreh se, përgjegjësit “duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë