Loading…

Boko Haram nisi ‘gomarin bombë’ në pritën kundër guvernatorit lokal

  • 29/09/2020 | 19:57

Boko Haram nisi ‘gomarin bombë’ në pritën kundër guvernatorit lokal

Gomarët e lidhur me eksploziv janë pjesë e taktikës luftarake asimetrike të organizatës terroriste islamike të ndërlidhur me ISIS në Afrikë. Ushtarët në përcjellje të guvernatorit kishin vërejtur kafshën dhe kishin hapur zjarr që kishte shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme, si dhe kishte prishur befasinë e atentatit të Boko Haram që kishin dalë nga prita dhe kishin hapur zjarr, transmeton Gazeta Metro.


Koolona mbështetëse e guvernatorit të provincës Borno, në Nigeri, Babagana Zalum, të dielën ishte ballafaquar me terroristët e Boko Haram. Askush nuk ishte plagosur nga atentati i dështuar i islamistëve.

Dy ditë më parë, një zyrtar lokal po ashtu i kishte shpëtuar një atentati derisa po udhëtonte drejt liqenit Çad. Së paku 18 persona raportohen të kenë vdekur nga ai sulm, 4 prej të cilëve ishin civilë.

Zalum kishte vizituar popullatën që vite më parë kishte ikur nga krahina nga ku ishin përballë me imponimin e rregullave të rrepta të ligjit të sheriatit pas kryengritjes së xhihadistëve afrikanë.

Krahina e Borno ishte rajoni ku nisi kryengritja e militantëve islamik në vitin 2009, derisa administrata e Zalum po provon të inkurajoj banorët e zhvendosur- shumica prej të cilëve jetojnë në kushte të këqija në kampe refugjatësh- të kthehen në qytetet dhe fshatrat e tyre.

Megjithëse kishte disa suksese në fushën e betejës për të shuar fushatën e terrorit të Boko Haram, ende nuk është arritur të mposhtet organizata terroriste, kryengritja e të cilës ka marrë 30 mijë jetë deri tani, dhe ka shtyrë miliona të ikin nga shtëpitë e tyre.

Barbarizmi i grupit terrorist kapi vëmendjen botërore në vitin 2014 pasi kidnapuan 276 nxënëse, shumica prej tyre të krishtera nga qyteza Chibok.

Kidnapimi, përdhunimi, konvertimi i dhunshëm, si dhe bombat e lidhura në gomarë janë disa prej metodave të terrorit të shfrytëzuara nga Boko Haram, që do të thotë “edukimi perëndimor është i ndaluar”.

Një raport i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në korrik përshkruante dhunën e “tmerrshme të shkaktuar ndaj fëmijëve” në rajonin e kontrolluar nga Boko Haram, që përfshinë territore në Nigeri, Çad dhe Niger.

“Një praktikë veçanërisht e neveritshme e Boko Haram është përdorimi i fëmijëve, zakonisht vajzave, si mbajtëse të mjeteve shpërthyese të improvizuara” shkruhej në raportin e OKB’së. “Të njohura edhe si ‘bomba njerëzore”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë