Loading…

Boksieri i njohur akuzohet se kreu vrasje makabre ndaj gruas shtatzënë

  • 04/05/2021 | 09:46

Boksieri i njohur akuzohet se kreu vrasje makabre ndaj gruas shtatzënë

Boksieri portorikan Félix Verdejo është akuzuar dje me vrasjen makabre te një gruaje, të cilën e kishte hedhur nga ura dhe e kishte qëlluar me armë pasi i kishte treguar se ishte shtatzënë me fëmijën e tij, në ngjarjen që ka shokuar territorin amerikan të Karaibeve dhe ka ndezur protesta kundër dhunës shtëpiake.


Boksieri profesionist i peshave të lehta ka përfaqësuar Puerto Rico në lojrat Olimpike të 2012.

Ai ishte paraqitur në polici kur autoritetet identifikuan viktimën si e dashura e tij e fshehtë, 27 vjeçarja  Keishla Rodríguez Ortiz. I dyshuari është i martuar dhe akuzohet për pengmarrjen e gruas, marrjen e kontrollit të makinës së saj, që rezultoi në vrasje dhe vrasje të fëmijës së palindur.

Verdejo, 27 vjeç, e kishte lënë të takohej me viktimën mbrëmjen e të premtes, pasi ajo i kishte treguar se ishte shtatazënë pas një testi shtatzanie. Një dëshmitar i paidentifikuar tha se ishte kontaktuar nga Verdejo i cili i kishte kërkuar ndihme per “ndërprerjen e shtatzanisë së viktimës,” thuhet në dokumentet e hetuesisë.

Kur boksieri dhe Rodríguez po flisnin në makinë gjatë takimit, i akuzuari e kishte qëlluar me grusht në fytyrë, dhe e kishte injektuar “me një shiringë të mbushur me substanca që ai i kishte blerë nga një pikë shitjeje drogash” thuhej në dëshmi. Ai më pas kishte lidhur krahët e viktimës me tela, e çoi atë në makinën e saj, të cilën e drejtoi në urën mbi liqenin San José, mes San Juan e Karolinaës thanë autoritetet.

Verdejo më pas kishte nxjerrë gruan nga automjeti, kishte lidhur një bllok të rëndë në trupin e saj dhe e kishte hedhur në ujë, sipas FBI. I dyshuari gjithashtu që kishte qëlluar Rodríguez me armë pasi e kishte hedhur nga ura, thotë ankimuesi.

Agjentët e FBI kanë nisur një hetim të gjerë të skenës së krimit, të të dhënave celulare dhe të një personi të paidentifikuar që shoqëroi me makinë Verdejo në vendngjarje.

Guvernatori i Puerto Rico, Pedro Pierluisi tha se ishulli është në gjendje emergjence prej krizës së dhunës ndaj grave.

“Dhuna, zemërimi e indinjata ndaj këtyre krimeve duhet të mbahet e gjallë në mënyrë që të bëhet drejtësi për viktimat”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë