Loading…
Bomba e ditës: Neymar mund të rikthehet tek Barcelona
  • 20/06/2019 | 20:17

Bomba e ditës: Neymar mund të rikthehet tek Barcelona

Rikthimi i Neymar tek Barceloni, po konsiderohet si një mundësi tani, transmeton Gazeta Metro.


Ylli brazilian raportohet se është rrugës së mirë për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, pas dy sezoneve të kaluara në Francë te PSG.

Ishte viti 2017 kur Neymar për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Duket se nga aventura në Francë, Neymar nuk është ndarë i kënaqur dhe doemos po kërkon largimin nga PSG.

“Nuk e di nëse është e mundur, por do të ishte një bombë e madhe dhe një transferim i madh për ta”, ka deklaruar Filipe Luis, duke e komentuar rikthimin e mundshëm te Neymar.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë