Loading…

Bombardues, avionë luftarak e anti-nëndetëse: Rriten tensionet, Kina dërgon ‘flotën’ ajrore në Tajvan

  • 24/01/2021 | 14:35

Bombardues, avionë luftarak e anti-nëndetëse: Rriten tensionet, Kina dërgon ‘flotën’ ajrore në Tajvan

Kina ka dërguar 13 aeroplanë luftarakë në hapësirën ajrore të ishujve të Tajvanit, duke rritur tensionin mes dy shteteve. Për këtë arsye, forcat ajrore të Tajvanit kanë vënë në lëvizje raketat për të monitoruar çdo fluturim.


“Kina dërgoi tetë aeroplanë bombardues me aftësi bërthamore, katër aeroplanë luftarakë dhe një avion patrullimi në zonën jugperëndimore të mbrojtjes ajrore të Tajvanit pranë ishujve Pratas”, njoftoi Reuters.

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si territorin e vet, ka kryer fluturime pothuajse çdo ditë mbi ujërat midis pjesës jugore të Tajvanit dhe Ishujve Pratas gjatë muajve të fundit.

Një hartë e siguruar nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit tregoi se avionët kinezë, përfshirë një avion Y-8 anti-nëndetëse, fluturuan mbi të njëjtat ujëra ku u zhvilluan misionet e të fundit kineze pranë Ishujve Pratas, megjithëse ishin ende larg Tajvanit.

“Janë caktuar detyrat në rast alarmi, janë lëshuar paralajmërime radio dhe sisteme raketash të mbrojtjes ajrore të vendosura për të monitoruar aktivitetin,” tha Tajvani në një deklaratë të shkurtër.

Prej kohësh vijojnë tensionet politike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me sovranitetin e Tajvanit që Pekini e konsideron të tijin. Së fundmi, Tony Blinken, i nominuari nga administrata Biden për Sekretarin e Shtetit tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Tajvanin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë