Kjo është hera e gjashtë që nga nëntori i vitit të kaluar që bombardues strategjik të SHBA’së kanë fluturuar në misione të parandalimit në afërsi të Iranit, transmeton Gazeta Metro.
Një dyshe e bombarduesve B-52 të Forcave Ajrore të SHBA’së fluturuan të mërkurën në një mision rreth 36 orës nga baza ajrore amerikan në Louisiana në shfaqjen e fundit të forcës ndaj Iranit, ka njoftuar Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) në një deklaratë.
Kjo është hera e gjashtë që nga nëntori i vitit të kaluar, dhe i treti fluturim këtë vit, që bombarduesit kanë fluturuar këso misionesh parandaluese afër Iranit dhe e para që prej se Presidenti Biden e mori detyrën këtë muaj.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë synim konfliktin, por vazhdojnë të mbeten të përkushtuara për të reaguar ndaj çdo eventualiteti në botë” kishte shtuar CENTCOM, pa emëruar Iranin drejtpërdrejt.
Me 3 janar u bënë 1 vit që nga vrasja e Qassem Soleimani, gjeneralit iranian që komandonte dhe koordinonte operacione klandestine të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Presidenti Biden kishte shprehur dëshirën të kthejë SHBA’në në marrëveshjen bërthamore të 2015’s me Iranin nga e cila u largua ish presidenti Trump. Megjithëse, ishte theksuar jo pa kushte nga këshilltarët e presidentit amerikan dhe jo pa këshillimin e lojtarëve rajonal, që nënkuptonte izraelitët./gazetametro.net