Një mjet shpërthyes në lagjen Matiçan të Prishtinës ka alarmuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për gazetametro.net, se në lagjen Matiçan, saktësisht në rrugën Muharrem Fejza, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore.
”Sot në ora 17:34, kemi pranuar një informatë, se në lagjen ‘’Matiqan’’, rr.’’Muharrem Fejza’’, ( tek qeshmja e Matiçanit), në cep të rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë një granatë dore”, tha Ahmeti.
Patrulla policore që i është përgjigjur thirrjes në vend të ngjarjes ka gjetur një granat dore (të vjetër) të pa shpërthyer.
Ndërsa, njësitet e nevojshme policore janë duke u marrur me rasti./gazetametro.net