Administrata e Presidentit Trump njoftoi se punëdhënësit amerikanë kanë shtuar 263 mijë vende pune vetëm në muajin prill, transmeton Gazeta Metro.
Shkalla e papunësisë ra në më të ultën në pesë dekadat e fundit, me 3.6% nga 3.8%. Po ashtu paga mesatare është rritur përt 3.2 % nga viti i kaluar, që është vazhdimësi e rritjes së muajit paraprak.
Raporti i sotëm nga Departamenti për Punë i shtetit amerikan shpalos se rritja ekonomike është duke i inkurajuar punësimin një dekadë pas “Recesionit të Madh” të vitit 2008. Eskpanzioni ekonomik pritet të jetë më i gjati në histori në korrik të 2019’së.
Drejtori i këshillit ekonomik kombëtar në Shtëpinë e Bardhë Larry Kudlow, tha se “jemi në cikël prosperiteti të qëndrueshëm dhe në rritje”. Këtë përparim administrata e Shtëpisë së Bardhë e lidhë me uljen e tatimeve dhe politikat e Presidentit Trump, e ky po ashtu e ka këshilluar Rezervën Federale të ulin normat e interesit afat shkurtër pasi inflacioni mbetet ende i ulët.
Ndërsa sa i përket ekonomisë qeveria amerikane raportoi se ka rritje prej 3.2% në periudhën e tremujorit të parë të 2019’së, rritja më madhe që nga viti 2015’të.
Familjet amerikane po ashtu kanë shtuar blerjet që nga vjeshta e kaluar. Faktori kryesor është rritja e qëndrueshme e pagave për një periudhë të gjatë./gazetametro.net