Loading…

Bora dhe Donaldi e ‘kallin’ dasmën e Arbër Hajdarit

  • 02/10/2022 | 12:31

Bora dhe Donaldi e ‘kallin’ dasmën e Arbër Hajdarit

Në dasmën madhështore të Arbër Hajdarit dhe partneres së tij, Vlera ka marrë pjesë dhe çifti më i komentuar i momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.


Nga videot e publikuara, vihet re se aktori i humorit dhe moderatorja janë argëtuar pa fund në ceremoninë me shumë të ftuar VIP.

Në një moment, ata shihen duke kërcyer ndërsa janë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Sakaq, kujtojmë që disa çaste para dasmës, Arbëri i dedikoi disa fjalë prekëse partneres së tij. “E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë