Të gjithë ata që kanë planifikuar të kalojnë këtë fundjavë në Brezovicë do të jetë e pamundur. Shumë qytetarë që tashmë kanë marrë rrugë drejt pikës turistike Brezovicë, janë kthyer mbrapshtë.
Të gjitha rrugët janë mbyllur nga orteqet e borës që kanë pamundësuar qarkullimin e lirë, shkruan gazetametro.net.
Gazetametro.net ka pranuar fotografi nga qytetarë që tashmë janë në rrugë për atje, por që kanë ndërprerë udhëtimin e tyre për në Brezovicë.
Edhe Policia e Kosovës më herët ka deklaruar që rrugët për në Breaovicë janë të bllokuara dhe nuk mund të pastrohen për një kohë./gazetametro.net