Loading…

Bordi i AKP’së aprovoi shpërndarjen e mbi 755 mijë euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim

  • 29/04/2021 | 15:43

Bordi i AKP’së aprovoi shpërndarjen e mbi 755 mijë euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme dhe raportet e shpërndarjes përfundimtare të pjesshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 7 ndërmarrjeve shoqërore në Likuidim.


Ndërmarrjet për të cilat do të ketë shpërndarje për kreditorët janë këto: NSh “Vreshtaria” do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 18,601 euro, NSh “IT Drateks” (Sharrteks) do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 97,349 euro, pastaj shpërndarje të përkohshme do të ketë edhe për NSh “Lidhja e Vozitësve” në shumë prej 3,806 euro dhe për NSh KB “Kooperimi” në shumë prej 469 euro, të katër këto ndërmarrje shoqërore gjenden në rajonin e Prizrenit. Shuma prej 105,480 euro do të shpërndahet për kreditorët e NSh “Organizata Punuese Bentokos”, nga rajoni i Gjilanit. Për NSh “Lux”, nga rajoni i Mitrovicës do të ketë shpërndarje të përkohshme në shumë prej 345,972 euro, si për ndërmarrjen nga rajoni i Pejës NSh “Ringov”, do të ketë shpërndarje përfundimtare të pjesshme në shumë prej 183,909 euro.

Shuma totale për shpërndarje për kreditorët është në shumën prej 755,589 euro.

Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve të ligjshëm dhe ish punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve do të ekzekutohen pagesat përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Agjencia mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të përgatisë dhe të miratoj raporte të shpërndarjes për të gjitha ato ndërmarrje shoqërore dhe asetet në likuidim të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për shpërndarje, ndërsa sfidë, e cila e vështirëson dhe e ngadalëson punën e Agjencisë në sferën e likuidimit mbetet edhe më tutje numri i madh i ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), të cilat e pamundësojnë përgatitjen e raporteve të shpërndarjes për kreditorët e ligjshëm dhe e pengojnë përmbylljen e procesit të likuidimit për shumë ndërmarrje pa u zgjidhur të gjitha ankesat në Dhomë të Posaçme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë