Loading…

Bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës vizitoi kompaninë ‘ELKOS Group’, pas incidentit me zjarr

  • 25/03/2023 | 20:23

Bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës vizitoi kompaninë ‘ELKOS Group’, pas incidentit me zjarr

Në takimin e përbashkët të zhvilluar sot në Pejë, bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), së bashku me drejtoreshën ekzekutive, u informuan nga pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi lidhur me situatën e krijuar pas ngjarjes së rëndë, kur zjarri dogji njërin nga objektet e kësaj kompanie  në Pejë.


Sipas një njoftimi të DhTIK-së, pavarësisht se dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri në Elkos Center janë shumë të mëdha, pronari i kompanisë, Ramiz Kelmendi, shprehet falënderues që fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç lëndimeve të lehta gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

“Përfaqësuesit e DHTIK vizituan objektin e djegur dhe vlerësuan evakuimin efikas, që siguroi të mos ketë viktima në njerëz. Po ashtu, Kelmendi u shpreh se pavarësisht dëmeve materiale të vlerësuara deri në dhjetëra miliona euro, ai theksoi se puna e Elkos Group do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë